Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni mbijeton i vetëm në bjeshkë, qëndroi pranë trupit të pronarit të vdekur për 10 javë

Një qen u gjet i gjallë pranë trupit të vdekur të pronarit të tij 10 javë pasi ata u zhdukën në bjeshkët e Kolorados, duke mbijetuar me ngrënien e kafshëve më të vogla.

71-vjeçari Rich Moore ishte nisur për ta ngjitur Majën “Blackhead” më 19 gusht bashkë me qenin e tij, Finney, por nuk u kthye në shtëpi më.

Trupi i tij u gjet më 30 tetor me Finneyn pranë tij.

Shpëtuesit thanë se ishte “një storie e mrekullueshme mbijetese”.

Një gjuetar e gjeti trupin e Moore javë më vonë me Finneyn të gjallë por që peshonte sa gjysma e peshës së tij origjinale, shkroi BBC.

Image