Gjatë misionit Apollo 17 në vitin 1972, astronautët amerikanë Harrison Schmitt dhe Eugene Cernan mblodhën rreth 110.4kg mostra materiesh e gurësh që u kthyen në Tokë për studime të mëtejme.
Një gjysmë shekulli më vonë, kristalet e zirkonit brenda një fragmenti shkëmbor u kanë dhënë shkencëtarëve informacione më shumë në të kuptuarit e formacionit të Hënës dhe moshën e saktë të saj, shkroi Reuters.
Hëna është rreth 40 milionë vjet më e vjetër se që është menduar më parë – formuar më shumë se 4.46 miliardë vjet më parë, sipas shkencëtarëve.
Sipas teorisë kryesore për formimin e saj, mendohet se Hëna u krijua nga përplasja e një objekti në madhësinë e Marsit me Tokën.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkencëtarët thonë se gjetën mbetjet e planetit të lashtë që u përplas me Tokën duke krijuar Hënën
-
Raketa e “Space X” mendohet se është përplasur në Hënë
-
Ekipi i “Artemis II” tani është më afër Hënës sesa Tokës
-
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
-
NASA nis misionin e parë me ekuipazh në Hënë në gjysmë shekulli