Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Hajduti i turpëruar që vodhi në një shtëpi, u lë pronarëve 200 dollarë

Pronarët e një shtëpie në New Mexico u befasuan gjatë fundjavës kur gjetën një hajdut në shtëpinë e tyre me një armë AR-15, dhe më pas u kërkoi falje, u dha para dhe u largua i turpëruar.

Burri kishte fjetur, larë, darkuar dhe kishte pirë pak birrë në shtëpinë në periferi të Santa Fe, përpara se pronarët të ktheheshin dhe ta zbulonin atë, sipas një raporti të policisë.

Ai kishte një pushkë AR-15, por nuk i kërcënoi ata, ose nuk mori asnjë nga bizhuteritë e tyre ose sendet e tjera.

Në vend të kësaj, ai u dha pronarëve të shtëpisë 200 dollarë si "rimbursim për dritaren që theu", thuhej në raport, raporton AP.

I dyshuari ndau gjithashtu një pjesë të historisë së tij, duke u thënë pronarëve se ai po ikte nga dikush dhe se familja e tij ishte vrarë, sipas raportit. Ai tha se makina e tij ishte prishur jashtë.

I dyshuari u largua nga shtëpia me çantën e tij dhe pistoletën, duke ecur poshtë një kanali. Vjedhjet e tij të supozuara arritën në 15 dollarë, thuhet në raport.