Një grua në Teksas ka marrë lëndime serioze, pasi një skifter e hodhi aksidentalisht mbi të një gjarpër, raporton BBC.
Skifteri ushqehet me gjarpërinj, dhe asaj aksidentalisht i ra gjarpri nga kthetrat dhe përfundoi sipër gruas.
Peggy Jones 64-vjeçare, ishte duke kositur barin muajin e kaluar, kur ndodhi kjo ngjarje. Ajo u sulmua si nga skifteri ashtu edhe nga gjarpri.
Gjarpri iu lidh asaj në dorë dhe filloi ta sulmonte në fytyrë, ndërsa skifteri më pas iu vërsul duke tentuar ta marrë sërish ushqimin e saj. Skifteri nguli kthetrat thellë në mishin e 64-vjeçares.
Kjo ngjarje e tmerrshme e la Peggy Jonesin me plagë në fytyrë e dorë.

“Ndërsa po mundohesha ta largoja gjarprin, gjarpri u lidh te dora ime dhe nisi të më sulmonte në fytyrë, goditi në syzet e mia disa herë”, tregon Peggy.
Ajo e kishte kuptuar se gjarpri i kishte rënë ndonjë zogu që po fluturonte andej pari.
Edhe
Zoe Kravitz rrëfen incidentin e pazakontë me gjarpër në shtëpinë e Taylor Swiftit
“Më pas u paraqit skifteri po aq shpejt sa gjarpri. E kapi gjarprin që ishte lidhur në dorën time, por më nguli kthetrat dhe po më tërhiqte dorën së bashku me gjarprin”, tregon 64-vjeçarja.
Skifteri e kishte të vështirë ta largonte gjarprin nga dora e Peggyt, ndërsa i shkaktoi asaj plagë.
Por, në fund gjarpri u largua nga dora e saj, ndërsa Peggy u desh të shkonte në spital. Ajo e përshkruan ngjarje si shumë traumatizuese. Ajo thotë se mendoi se do të vdiste.