Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja kërkon në internet për të gjetur “burrin e pushimeve” – e kupton se është i martuar

Një grua amerikane së fundmi u hodh në aksion në internet për të gjetur një burrë të cilin e takoi në pushime, për të kuptuar më vonë se ai është i martuar.

Më herët gjatë javës, Mica Renee postoi një video në TikTok duke u kërkuar të tjerëve ta ndihmojnë për gjetjen e një burri misterioz i cili iu afrua kur ishte në pushime në Miami.

“TikTok erdha te ti sot sepse kam dëgjuar çfarë bëni për të tjerët. Mendoj se ai është nga Detroiti”, ka thënë ajo në video.

Duke shpjeguar bisedën që kishin, Renee ka treguar se burri “kishte hyrë në oqean, në kohën kur po bëja fotografi, për ta prezantuar veten”, duke shtuar se s’ia kishte ruajtur numrin.

“Shpresoj se s’është i martuar”, ka shkruar ajo.

Gjithsesi, në një video tjetër, Renee ka treguar se duke kërkuar për burrin, në vend të tij, ia ka gjetur bashkëshorten.

Edhe Të filmuara pa dijeni për përmbajtje në TikTok - gratë përballen me sulme online Botë Të filmuara pa dijeni për përmbajtje në TikTok - gratë përballen me sulme online

Renee ka shtuar më tej se bashkëshortja e “burrit të pushimeve” ia prezantoi postimin burrit të saj.

Më 15 janar, ky burrë mohoi deklarimet e Renees duke e quajtur mashtruese të vogël. Sipas tij, dyshja është takuar për vetëm shtatë minuta para pesë muajsh.