Libri i rekordeve të Guinnessit ka shpallur një motër nderi nga Franca si njeriun më të vjetër aktualisht në botë. Ajo ka 118 vjet dhe 73 ditë.
Guinness ka thënë se motra Andre e lindur më 11 shkurt të vitit 1904 është bërë zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë, pas vdekjes së gruas japoneze, Kane Tanaka, e cila kishte 119 vjet e 107 ditë.
Motra Andre, e cila mori emrin pasi u bë motër katolike në vitin 1944 gjithashtu kishte marrë titullin si “motra e nderit më e vjetra në botë”. Ajo është gruaja e dytë më e vjetër nga Franca në librin e rekordeve dhe e treta në Evropë, shkruan Upi.com.
Ajo e cila është pjesërisht e shurdhur dhe përdorë karrige me rrota, thotë se po përpiqet ta mbajë mendjen aktive, shkruan Upi.com.
“Ata më zgjojnë në orën 7 të mëngjesit, ma sjellin mëngjesin dhe pastaj më vendosin te tavolina ku mundohem të qëndrojë e zënë me disa gjëra të vogla”, ka thënë ajo.
Edhe
Vdes personi më i vjetër në botë
Stafi i cili përkujdeset për të ka thënë se asaj vazhdojnë ende t’ia japin nga një gotë verë, çdo ditë.
Njeriu më i vjetër që ka ekzistuar ndonjëherë është Jeanne Louise Calment që kishte lindur në vitin 1875 dhe kishte vdekur kur kishte 122 vjet e 164 ditë.