Kane Tanaka po vazhdon të mbajë titullin e gruas më të vjetër në botë. Më 2 janar ajo mbushi 119 vjet, e lindur në Japoni në vitin 1903.
Ajo ka vite që është e regjistruar në Librin e Rekordeve Guiness si gruaja e gjallë më e vjetër në botë.
E njëjta shpreson të jetojë 120 vjet.

Tanaka jeton në një shtëpi pleqsh në Fukuoka të Japonisë, derisa nuk është në gjendje të flasë. Komunikimin me stafin e bën përmes gjesteve, ndërsa të preferuara i ka pijet e gazuara e çokollatat.
Artikuj të ngjashëm