Murgesha franceze Andre, personi më i vjetër i njohur në botë, vdiq të martën në moshën 118-vjeçare në qytetin Toulon në jug të Francës.
Kryebashkiaku i qytetit, Hubert Falco, e bëri të ditur lajmin për vdekjen e saj në Twitter, duke shkruar se “me pikëllim dhe emocion të madh mësova sonte se personi më i vjetër në botë, motra Andre, ka vdekur”.
E lindur në Lucile Randon më 11 shkurt 1904, motra Andre ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj shërbimit fetar, sipas një deklarate të publikuar nga Guinness në prill 2022.
Para se të bëhej murgeshë katolike, ajo kujdesej për fëmijët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas kaloi 28 vjet duke u kujdesur për jetimët dhe të moshuarit në një spital.
Ajo ishte gjithashtu murgesha më e vjetër që ka jetuar ndonjëherë, sipas Guinness.
Kur ajo mbushi 118 vjeç në vitin 2022, murgesha mori një mesazh të shkruar me dorë për ditëlindje nga presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti i 18-të francez në jetën e saj. Gjithashtu, 10 papë të ndryshëm kanë kryesuar Kishën Katolike që nga lindja e saj.
Edhe
Gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen
Ajo u bë më e moshuara në botë pas vdekjes së Kana Tanaka, një gruaje japoneze e konfirmuar më parë si personi më i vjetër në botë, e cila vdiq në moshën 119-vjeçare më 19 prill.
Titulli i personit më të vjetër të regjistruar ndonjëherë i përket gjithashtu një gruaje franceze. E lindur më 21 shkurt 1875, jeta e Jeanne Louise Calment zgjati 122 vjet e 164 ditë, sipas Librit të Rekordeve Guinness.