Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja 101 vjeçe tregon “sekretin” për të jetuar gjatë

Një grua 101-vjeçare ka ndarë me çiltërsi këshillën e saj për të jetuar një jetë të gjatë, raporton “The Independent”.

Jayne Burns, e cila ka lindur në vitin 1922, thotë se gëzon shëndet të mirë dhe se ende punon tetë orë në ditë në dyqanin “Joan Fabrics”, ku merret me pëlhurë.

Burns thotë se vazhdimi i punës përtej moshës së pensionit e ka ndihmuar që të jetojë më gjatë.

Sipas saj, puna që e bën, jo vetëm që e lejon atë të socializohet me të tjerët, por e shtyn edhe ta mbajë trupin në lëvizje.

"Duhet të vazhdosh të lëvizësh dhe të mos ulesh gjithë ditën në shtëpi", shpjegoi ajo. "Thjesht më pëlqen të punoj dhe më pëlqen të punoj me njerëzit."

Aftësitë e Burns nuk janë të kufizuara as në punë. Përveçse shkon në dyqan çdo mëngjes, që sipas saj në "ditë të qeta" është vetëm 20 minuta udhëtim, ajo ruan forcën dhe shikimin e nevojshëm për t’i trajtuar detyrat e saj prej që ka në punën me prerjen e pëlhurës.

101-vjeçarja filloi karrierën e saj në dyqanin e pëlhurave për shkak të vajzës së saj, e cila gjithashtu punonte në dyqan me kohë të pjesshme. Ajo e ftoi nënën pas vdekjes së babait.

"Të qëndruarit të zënë ju pengon të përqendroheni në dhimbjet tuaja," i tha ajo CNBC duke shtuar se “këto mendime dhe puna ia bëjnë më të lehtë ta vazhdoj ditën."

Përveç vazhdimit të punës, Burns gjithashtu vlerëson zakone të tjera si faktorë kontribuues në jetën e saj të gjatë, duke përfshirë ushtrimet e rregullta.

Kur bëhet fjalë për dietën e saj, Burns tha se ajo ha çfarë të do, por me masë. Sipas 101-vjeçares, ajo kontrollon me kujdes marrjen e sheqerit, por "i pëlqen shumë ëmbëlsirat".

Burns zbuloi gjithashtu se ajo pinte alkool në shoqëri kur ishte jashtë me burrin e saj, dhe se i pëlqen të "shtoi pak Kahlua ose Baileys në kafe”, porse kurrë nuk ka pirë duhan.

Stërgjyshja e tetë fëmijëve gjithashtu nuk ka në plan të bëjë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në rutinën e saj të përditshme të bukurisë, e cila përfshin kremra hidratuese dhe makijazh çdo ditë , pasi thotë se këtë gjë e bëri gjithë jetën e saj, kështu që dëshiron do të ndalet tani.

Ajo më parë i tha “Insider” se nuk përdorte kurrë sapun në fytyrë në përpjekje për të mos u plakur para kohe.

Sa për këshillën e saj numër një për një jetë të gjatë e të përmbushur, Burns thotë se duhet secili të kalojë kohë me miqtë dhe njerëzit e dashur.

Përgatiti: Vita Abrashi –Kajtazi

Artikuj të ngjashëm