Grafisti, i identifikuar me nofkën “OWL”, që në shqip i bie buf, duket së është “ringjallur” edhe njëherë në Prishtinë në prag të zgjedhjeve të nesërme parlamentare në Kosovë.
Grafiti, që shpeshherë është art protestues ndaj dukurive të këqija shoqërore, në Prishtinë është bërë një nga mjetet protestuese që artistët po e përdorin, raporton Koha.net.
Një i tillë është krijuar gjatë ditës së sotme në rrugën “Qamil Hoxha” në afërsi të Sheshit në Prishtinë, në të cilin është paraqitur një qen duke thënë, “Do ta bëj, Do ta bëj, Ju premtoj”, derisa është duke kryer nevojën fiziologjike, dhe prapa tij janë tre njerëz, njeri prej tyre i përkulur.
Një mesazh ky që kritikon premtimet e politikanëve gjatë kësaj fushate zgjedhore...

-
Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri
-
Protestë kundër qasjes së Komunës së Prishtinës në trajtimin e qenve endacakë
-
Grafite me simbolin serb shfaqen në veri të Mitrovicës
-
Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në një shkollë në veri
-
“Kur të kthehet ushtria në Kosovë” shkruhet në Zubin-Potok