Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjendet një peshk i rrallë në SHBA

peshku, deti, uji, shba, kaliforni, mirror, lemsh, koha, 17 prill

Një person mbeti i shtangur në Kaliforni të SHBA-së pasi gjeti një peshk të çuditshëm që nuk e kishte parë kurrë më parë. Peshku, siç njoftoi "Mirror" të dielën, pati dhëmbë të mëdhenj, trup e gjatë e të hollë, derisa gojën e kishte të madhe.

Ai ishte disa centimetra i gjatë, e në momentin kur personi e pa atë, ndonëse ishte jashtë ujit, ende ishte i gjallë.

Burri që hasi në të, nuk u identifikua, por bëri të ditur se peshkun e vendosi në ujë.

Janë shtruar diskutime në mediat online për ta identifikuar llojin e këtij peshku të rrallë, e dikush ia vuri nofkën “Drakula”.

Artikuj të ngjashëm