Arkeologët në Gjeorgji kanë gjetur një dhëmb 1.8 milionë vjeçar që i përket një specieje të hershme njerëzore që sipas tyre çimenton rajonin si shtëpinë e një prej vendbanimeve më të hershme parahistorike njerëzore në Evropë, dhe ndoshta kudo jashtë Afrikës.
Dhëmbi u zbulua pranë fshatit Orozmani, dhe është afër Dmanisit, ku kafka njerëzore të datuara me 1.8 milionë vjeç u gjetën në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, shkroi The Guardian.
Gjetjet e Dmanisit ishin zbulimi më i vjetër i tillë kudo në botë jashtë Afrikës dhe ndryshuan të kuptuarit e shkencëtarëve për evolucionin e hershëm njerëzor dhe modelet e migrimit.
Zbulimi i fundit në një vend rreth 12 milje larg ofron akoma më shumë prova se zona malore e Kaukazit jugor ishte ndoshta një nga vendet e para që njerëzit e hershëm u vendosën pas migrimit nga Afrika, thanë ekspertët.
Giorgi Bidzinashvili, udhëheqësi shkencor i ekipit të gërmimit, tha se mendonte se dhëmbi i përkiste një "kushëriri" të Zezvas dhe Mzias, emrat e dhënë njerëzve, kafkat pothuajse 1.8 milionë vjeçare të të cilëve u gjetën në Dmanisi.
-
9-vjeçarja gjen dhëmb 15 milionë vjet të vjetër të peshkaqenit
-
Perandoria dy mijë vjet e vjetër e “dhëmbëve të zinj”
-
Zbulim i madh, njerëzit ndezën zjarr shumë më përpara se që mendohej
-
Arkeologët në gjurmë të vendbanimit 7 mijë vjet të vjetër
-
Kafka misterioze mbi 280 mijë vjeçare zbardh “njeriun e panjohur”