Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjendet e ngordhur një balenë vrastare në Francë

Një balenë vrastare, e cila ishte e sëmurë, është gjetur e ngordhur në lumin Sena në Normandy të Francës, kanë thënë aktivistët.

Orka mashkull katër metra i gjatë është parë për herë të parë dy javë më parë pranë grykës së lumit, por mori rrugën e saj dhjetëra milje në rrjedhën e sipërme drejt qytetit Rouen.

Një plan për të drejtuar atë në det duke përdorur stimuj të zërit, dështoi dhe ekspertët arritën në përfundim se ishte e sëmurë rëndë, shkruan BBC.

Autoritetet ishin të përgatitur për ta eutanizuar kafshën, por aktivistët thonë se ajo ngordhi për shkaqe natyrore.

Grupi i fushatës mjedisore, Sea Shepherd, postoi në Twitter se orka e ngordhur u gjet të hënën.

Një ekip shpëtimi pritet ta marrë trupin e saj dhe ta zhvendosë atë në breg.