Katër trupa janë gjetur në lumin e Senës në Paris, e policia e ka intervistuar në të dyshuar për vrasje.
Viktima e parë u gjet nga një kalimtar më 13 gusht. Më pas, policia gjatë kërkimit në zonë zbuloi edhe tre trupa të tjerë, raportoi BBC.
Prokurorët kanë thënë se një prej viktimave ishte ngulfatur e një tjetër kishte shenja dhune.
I dyshuari po mbahet në Paris. Policia nuk ka dhënë informacione për të apo se për sa vrasje po intervistohet ai.
Trupi i parë ishte thënë se kishte qëndruar për kohë të shkurtër në ujë, ndërsa tre të tjerët u gjetën në gjendje të avancuar dekompozimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Protesta në tërë Francën, 135 të arrestuar deri në mesditë
-
Të shtëna në Paris, një i vrarë e disa të plagosur
-
Një stuhi godet Francën, të paktën katër të vdekur
-
Të paktën dy të vdekur pasi një veturë përplasi njerëzit në një stacion treni në Francë
-
Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Liqenin e Batllavës