Mijëra peshq të ngordhur kanë dalë në brigjet e detit në veri të Japonisë. Më shumë se një kilometër e plazhit është mbushur me peshq të ngordhur. Tonelata me peshq kryesisht të llojit të sardeleve dhe skumbri është mbushur plazhi i qytetit Kadokade në prefekturën e Hokkaidos.
Shkaku i ngordhjes së tyre është ende i paqartë. Megjithatë, ky rast përkon me sezonin e migrimit të sardeleve drejt jugut, kanë thënë ekspertët.
Disa prej mundësive janë se sardelet ishin preja e një peshku më të madh dhe kanë ngordhur nga goditja e dallgëve, ose peshqit kanë lëvizur në masë në ujëra shumë të ftohta.
Zyrtarët japonezë kanë inspektuar vendin dhe kanë mbledhur peshqit. Ekspertët nuk kanë rekomanduar ngrënien e këtyre peshqve për shkak se nuk dihet se në çfarë rrethana kanë ngordhur.
-
Japonia goditet nga një tërmet pej 7,2 ballësh
-
Paralajmërim për cunami pas një tërmeti të fuqishëm në Japoni
-
Balena sei e rrezikuar gjendet e ngordhur në bregdetin e Kilit
-
Tërmet i fuqishëm në Japoni, shkaktohet cunami, raportohet për dhjetëra të lënduar
-
Qindra të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet në Azinë Juglindore