Kur dëgjoni për diçka që tmerron një lagje në New York, mendja do të shkojë te bandat ose më së shumti te qentë. Incidenti i raportuar nga NBC, megjithatë, është disi i ndryshëm, pasi autori ishte një gjel.
Po, ju e lexuat saktë, një gjel, i cili fillon sulmet ndaj atyre që po ecin në Rrugën 169 në Queens.
Viktima e tij e fundit ishte një burrë që po kthehej në shtëpi nga puna.
”Si zakonisht po kthehesha nga puna dhe ndjeva një pickim në dorën e majtë. Ndërsa po shtypja plagën që më kishte shkaktuar, ai po përpiqej të më pickonte përsëri”, rrëfeu Leon Suseran , i cili u përpoq ta godiste me këmbë gjelin, por ai vazhdonte të vinte drejt tij.
Në fakt, ka dëshmi nga fqinjë të tjerë që përmendën se gjeli agresiv, por edhe disa pula që janë me të, nuk i lejojnë njerëzit të ecin në vend.
Nga dimensionet që mori e gjithë çështja, policia shkoi të merrej gjelin dhe një pulë që u kapën dhe u larguan nga vendi.
-
Policia kap delen që shëtiste nëpër një lagje në New York
-
Mister në metronë e New Yorkut, gjendet një këmbë njeriu
-
Qeni hero shpëton lagjen nga rrjedhja e gazit që mund të çonte në shpërthim
-
Banorët e një lagjeje në Pensilvani në hall me lopët
-
Katër të vdekur në New York pas një sulmi me thikë, dy prej tyre fëmijë