Arkeologët kanë zbuluar eshtrat e dy burrave që vdiqën nga shpërthimi vullkanik i Vezuvit në Itali. Siç bëjnë të ditur nga gërmimet, njëri ishte person me status të lartë në masë ndërsa tjetri skllav i tij.
Shpërthimi i madh kishte ndodhur rreth 2 mijë vite më parë në malin Vesuvius të Italisë. Ai kishte shndërruar qytetin Pompeo në hi, duke u bërë më pas burim i pasur për kërkimet e arkeologëve, shkruan BBC.
Zyrtarët thanë se njëri burrë ishte i moshës rreth 30 apo 40 vjeçare, të cilit i ishte gjetur një mantel i ngrohtë leshi ndërsa ai tjetri mes 18 dhe 23 vjeçare, kishte dëmtime në trup për shkak të punëve fizike, transmeton KOHA.
“Ishte një vdekje nga goditja termike, siç demonstrohet gjithashtu nga këmbët dhe duart e tyre të shtrënguara”, kanë thënë autoritetet arkeologjike.
-
Arkeologët identifikojnë shpëtimtarin e vullkanit Vezuv të para 2,000 vjetëve
-
Arkeologët gjejnë breshkën shtatzënë nën gërmadhat 2000-vjeçare të Pompeit
-
Analizohen ADN-të e dy personave që u mbytën 2.100 vjet më parë nga vullkani
-
Zbulohet skeleti i njeriut që u dogj nga vullkani
-
Zbulohen mbetjet e njeriut që u dogj nga vullkani në vitin 79 para Krishtit