Arkeologët në Itali besojnë se kanë identifikuar trupin e një shpëtimtari, i vdekur nga vullkani Vezuv para gati 2000 vjetësh.
Skeleti që mendohej se i përkiste një ushtari, ishte në mesin e 300 të gjeturve në Herculaneum në vitin 1980.
Tani besohet se mund të jetë një oficer i lartë në misionin e shpëtimit i nisur nga historiani dhe komandanti i flotës detare, Plini i Vjetër.
Herculaneum dhe qyteti afër, Pompeii, janë shkatërruar nga vullkani, shkruan BBC.
Ndërtesat dhe trupat ishin mbështjellë nga rrjedha e llavës së shkrirë.
Edhe
Zbulohet skeleti i njeriut që u dogj nga vullkani
Mbetjet e trupit u gjetën të kthyera nga toka në një lëndinë në një zonë në veri të Pompeiit rreth 40 vjet më parë.
Skeleti besohet se i përket një burri të moshës 40-45 vjeçar dhe se forca e madhe e shpërthimit të vullkanit mund ta ketë gjuajtur në tokë. Një anije është gjetur afër dhe tani mendohet se 300 skeletet e tjerë të gjetura në masë në bregdet, ishin afër shpëtimit.
-
Zbulohen mbetjet e njeriut që u dogj nga vullkani në vitin 79 para Krishtit
-
Gërmimet në Pompeo zbulojnë mbetjet e dy trupave, tregohen “biografitë” e tyre
-
Arkeologët gjejnë breshkën shtatzënë nën gërmadhat 2000-vjeçare të Pompeit
-
Analizohen ADN-të e dy personave që u mbytën 2.100 vjet më parë nga vullkani