Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Francë, 117-vjeçarja i mbijeton infektimit me koronavirus

Njeriu më i moshuar i Evropës, murgesha franceze Lucile Randon, i mbijetoi COVID-19-s dhe do të festojë 117 vjetorin e lindjes këtë javë, thonë personat që kujdesen për të.

Randon, e cila mori emrin Motra Andre kur iu bashkua urdhrit të bamirësisë katolike në vitin 1944, rezultoi pozitive për koronavirus në Tulon të Francës jugore, më 16 janar.

Ajo ishte e izoluar nga njerëzit e tjerë në shtëpinë e pensionistëve ku banon, por nuk shfaqi asnjë simptomë.

E pyetur nëse ishte e frikësuar që u diagnostikua me COVID, Motra Andre i tha televizionit BFM të Francës: "Jo, nuk u frikësova sepse nuk kisha frikë të vdisja ... Jam e lumtur që jam me ty, por do të dëshiroja të isha diku tjetër t’i bashkohesha vëllait, gjyshit dhe gjyshes".

David Tavella, zëdhënës i shtëpisë së pensionit Sainte Catherine Labouré, tha se ajo ishte mirë me shëndet.

"Ne e konsiderojmë atë të shëruar. Ajo është shumë e qetë dhe mezi pret të festojë ditëlindjen e 117 të enjten," tha ai.

Ai tha se Motra Andre, e cila është e verbër, por në humor të mirë, do ta festojë ditëlindjen me një grup më të vogël banorësh se zakonisht për shkak të rrezikut të infeksionit nga koronavirusi.

Edhe Vdes personi më i vjetër në botë Botë Vdes personi më i vjetër në botë

"Ajo ishte shumë me fat," shtoi ai.

Motra Andre, e cila lindi në 11 shkurt 1904, është njeriu i dytë më i moshuar në botë sipas listës botërore (GRG). Vendin e parë e zë japonezja Kane Tanaka, e cila mbushi 118 vjeç në 2 janar.

20 njerëzit më të vjetër në botë në këtë listë janë të gjitha gra./VoA