Pasi që ka kaluar një muaj në komë si rrjedhojë e Covid-19, Dom, një foshnje 5-muajshe nga Brazili, u lirua për shtëpi për ta festuar 6-muajshin.
Disa muaj pasi që kishte lindur, Dom u disgnostifikua me COVID-19, në Rio de Janeiro.
Ai i kaloi 54 ditë në spital, 32 prej tyre në komë të nxitur dhe i lidhur për ventilator, ka treguar babai i foshnjës për rrjetin amerikan, CNN.
“Ka pasur vështirësi në frymëmarrje dhe mjekët menduan se ishte infeksion bakterial”, ka thënë ai. “Por ilaçet nuk funksionuan dhe ai u bë më keq. Atëherë, me bashkëshorten, e dërguam në një spital tjetër dhe e testuam. Ishte koronavirusi”, ka thënë ai.
Nuk është e qartë se si u infektua foshnja me koronavirus, por është e mundur që e ka marrë nga vizita të disa kushërinj, thonë prindërit.
Prindërit thonë se është një mrekulli që foshnja shpëtoi pasi që kishte kaluar dy muaj në spital. Tani, pas 54 ditëve, ai po kthehet në shtëpi, pa i mbushur ende 6 muaj, transmeton KOHA.
Edhe
Që nga fillimi i pandemisë 1.300 fëmijë kanë vdekur në Brazil nga COVID-19
Brazili ka raportuar së paku 25 vdekje nga Covid-19 të foshnjave deri në 12 muaj, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Javën që shkoi, Amerika Latine u bë epiqendra e re e pandemisë globale. Me 465.166 raste të konfirmuara me virus dhe me 27.878 vdekje, Brazili është shteti më i prekuri në tërë rajonin.