Flatron Halimi, një nga yjet e ekipit të videolojërave, Bad News Eagles, është bërë viral në internet të mërkurën, pasi ekipi i tij kaloi në fazën “Legends” në turneun Major në Rio de Janeiro, në CS:GO.
I njohur me nofkën “Juan Flatro”, pasi BNE siguroi kualifikimin në fazën e rëndësishme, në intervistën pas fitores, nisi të këndonte në gjuhën shqipe.
“Se unë ty të zgjodha, më të mirën ndër shoqet që ti ke pas”, ishte interpretimi i tij në mikrofonin zyrtar, e që në Kosovë u kthye në një video virale.