Bad News Eagles është kualifikuar në fazën “Legends Stage” në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Antwerp Major.
Suksesin e arriti, pasi të enjten mposhti ekipin brazilian MIBR, 2:1 në "harta".
Në hartën “Nuke”, të zgjedhur nga ekipi brazilian, BNE u mposht 16:13, por shënoi rikthim të madh në dy hartat e ardhshme.
Në “Ancient”, në hartën e zgjedhur nga BNE, triumfoi bindshëm skuadra nga Kosova me rezultatin 16:8.
Në hartën “Vertigo”, që ishte edhe finale, BNE-ja fitoi 16:10, për ta prerë biletën për në fazën finale, ku do të takohet me ekipet më të mira në botë të CS:GO.
Edhe
CS:GO, Bad News Eagles kualifikohet në turneun më të madh pas një fitore dramatike
"Legends Stage" do të ketë edhe risi të tjera, pasi do të ketë edhe audiencë të drejtpërdrejtë.
Në pesë ndeshje të zhvilluara, BNE-ja realizoi tri fitore dhe dy humbje.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet më 14 maj.
Kjo është e arritura më e madhe në CS:GO për Kosovën.
Formacioni i ekipit Bad News Eagles:
Edhe
CS:GO, Bad News Eagles triumfon ndaj ekipit ukrainas B8
Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Edhe
CS:GO, BNE-ja në epërsi ndaj ekipit serb Sangrija
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle” Kola (Trajner)