Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fakte të pazakonta për rojtarët e mbretëreshës Elizabeth

Të mbrosh një nga ndërtesat më ikonike të Londrës dhe mbretërinë e profilit më të lartë në botë nuk është detyrë e lehtë. Rojtarët e kësaj ndërtese dhe jo vetëm, paraqesin edhe atë çka fshihet brenda mureve të kalasë së mbretëreshës Elizabeth .

Personat e veshur me pallto të kuqe, me kapela të zeza e të rënda, janë të njohur në mbarë botën, të paktën për dukjen e pazakontë. Rreth tyre qarkullojnë shumë thashetheme.

Këtu do të paraqiten vetëm ato që dihen zyrtarisht.

Kapela prej lëkurës së ariut

Kapela e rojtarit së mbretëreshës angleze peshon mbi 1 kilogram dhe ka përbërje të lëkurës së ariut. Origjina e saj daton nga shekulli XVIII, e thuhet se u përdor për t’i frikësuar kundërshtarët. Kjo kapelë u përdor edhe nga ushtria e perandorit francez Napoleoni. Në betejën e Waterloos, kur britanikët i mposhtën ushtarët francezë, të vdekurve ua merrnin kapelat për në shtëpi si trofe.

Edhe Mbretëresha Elizabeth II e përdorte qantën edhe si mjet komunikimi me stafin e saj Kuriozitet 2 muaj më parë Mbretëresha Elizabeth II e përdorte qantën edhe si mjet komunikimi me stafin e saj

Për të bartur një kapelë të tillë, rojtari duhet ta ketë qafën e fortë.

Rojtarët nuk buzëqeshin

Vizitorët e pallatit mbretëror Buckingham kot përpiqen t’i bëjnë që të qeshin rojtarët. Zymtësia e fytyrës dhe qetësia që kanë, i bënë “imun” ndaj provokimeve. Disiplina e lartë është pjesë e shkollës që rojtarët marrin para se të shërbejnë. Në rast se ndodh të qeshen, rojtarët nuk do të gjobiten, siç thuhet nga thashethemet.

S’ka tualet për ta

Rojtarët duhet të pushojnë mirë dhe t’i kryejnë me rregull proceset fiziologjike, për shkak se gjatë shërbimit, këto i kanë të kufizuara. Janë shumë të rralla momentet kur rojet britanike “lënë” detyrën për të “vrapuar” drejt tualetit. Shërbimi i tyre gjatë ditës është disa orësh.

Heshtjen mund ta thyejnë në disa rrethana

“Rojtarët e kuq”, gjatë shërbimit qëndrojnë në këmbë, të qetë e pa folur. Por, heshtjen e thyejnë kur iu duhet të lëvizin nga pozicioni apo ta përfundojnë orarin. Në momentin kur nisen drejt një lokacioni të ri, tregojnë nëpërmjet termave të përzgjedhur ushtarakë, e lëvizin njëtrajtshëm.

Edhe Cili ka qenë roli i qenve për ndeshjet e Botërorit? Botërori 2026 1 j. më parë Cili ka qenë roli i qenve për ndeshjet e Botërorit?

Pushkët e tyre nuk janë gjithmonë të mbushura

Rojtarët e mbretëreshës zakonisht mbajnë një pushkë në dorë. Ato nuk është gjithmonë të mbushura me fishekë, pos kur siguria publike konsiderohet se është në rrezik. Janë të rralla momentet kur iu janë dashur pushkët për përdorim.

Image