Tre elefantë u panë teksa hynë në një spital në Indi, raportoi “DailyMail” të martën.
Kafshët u filmuan në korridorin e spitalit në qytetin Binnaguri, e njëri prej tyre u pa kur hapi derën.
Stafi mbeti i shokuar nga ajo që pa, derisa raportohet se asnjëri nuk mori guximin t'i largonte.
Autoritetet indiane thanë se janë të njoftuara me rastin, por që nuk dihet se nga u futën elefantët.
Pamjet nxitën reagime në rrjetet sociale.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpëtohet një i vogël i elefantit në Indi pasi kishte rënë në një gropë
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
-
Elefanti gjigant “vizitoi” një dyqan në Tajlandë
-
Treni godet për vdekje gjashtë elefantë në Sri-Lanka
-
10 foshnja të vdekura nga zjarri në një spital në Indi