Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

E paftuar hynë në pasarelë me supermodele në Paris, nuk vihet re nga siguria

Një e paftuar hyri në pasarelën e Chanel në javën e modës në Paris dhe sfiloi e patrazuar bashkë me modelet për finalen e madhe.

Gruaja, e ftuar në show, u ngrit nga karrigia e saj dhe iu bashkua modeleve që ishin në mbyllje të sfilatës, në setin spektakolar që kishte sjellë çatitë e Parisit brenda Grand Palais.

Me rojat e sigurisë që duhet të ishin hutuar, supermodelja Gigi Hadid, u konfrontua me të paftuarën ndërsa ajo po tentonte ti shkonte deri në fund sfilatës dhe e shoqëroi atë jashtë setit.

Gruaja e guximshme, ishte veshur me një kostum bardhë e zi të ngjashëm me ato të Chanelit, dhe u ngjit në pasarelë pa u vënë re.

Rojat e kuptuan se ajo u ishte bashkuar modeleve vetëm kur ishte tepër vonë për të ndërhyrë. Deri atëherë, gruaja që siç u mësua më vonë ishte një komediane franceze, dha më të mirën e mundshme, duke ecur mbi pasarelë plot pompozitet, dhe me duart në mes, si një supermodele.

Edhe Channel shfaqe koleksionin në Paris, përderisa në anën tjetër është gjendje kaotike Showbiz Channel shfaqe koleksionin në Paris, përderisa në anën tjetër është gjendje kaotike

Vetë Chanel tha për AFP se gruaja i kish gjetur tërësisht të papërgatitur por edhe nuk ishte hera e parë që ajo e bënte këtë. Pjesa më e madhe e të ftuarve në show as nuk e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte, ndërkohë që ishin ngritur në këmbë duke duartrokitur apo filmuar finalen me smartfonë./tch