Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bella Hadid “vishet” me ngjyrë në pistën e Javës së Modës në Paris

Bella Hadid ka ngritur temperaturat të premten teksa u shfaq nudo në pistën e Javës së Modës në Paris përpara se të vinte një llak fustani në trupin e saj.

Momenti mahnitës u mirëprit me duartrokitje teksa publiku i mbushur me yje mbeti i mahnitur nga kjo arritje e jashtëzakonshme, shkruajti Daily Mail të shtunën.

Bella, 25 vjeç, fillimisht u shfaq në skenë vetëm me veshje të brendshme dhe take të bardha përpara se të qëndronte pa lëvizur ndërsa dizajnerët filluan të punojnë.

Bukuroshja shfaqi figurën e saj derisa shtresat e bojës po shpërndaheshin ngadalë dhe krijuan një veshje të tërë të bardhë.

Puna e palodhur e katër artistëve rezultoi në një fustan elegant me një dekolte jashtë supit, shtresat e trasha u prenë për të krijuar një ndarje të mprehtë deri në kofshë.

Edhe Bella Hadid tregon se po përpiqet të jetë më e butë me veten Showbiz Bella Hadid tregon se po përpiqet të jetë më e butë me veten

Pasi përfundoi, Bella filloi ecjen në pistë për ta parë të gjitha nga afër rezultatin e mahnitshëm.

{gallery}