Një vazo e vogël me lule e blerë në Connecticut për vetëm 35 dollarë është identifikuar si një artefakt antik kinez jashtëzakonisht i rrallë i shekullit XV.
Vazoja e cila përmban motive me zambak dhe shegë u porosit fillimisht nga gjykata perandorake e Kinës gjatë dinastisë Ming.
Tash pritet të shitet deri në 500.000 dollarë, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s në New-York, ku do të zhvillohet ankandi muajin tjetër, njofton CNN.
Kompania Sotheby’s nuk zbuloi identitetin e pronarit, por tha se ai e ka blerë për 35 dollarë.
Objekti i rrallë e ka origjinën nga Perandori Yongle, i cili drejtoi vendin nga viti 1403 deri më 1424, një periudhë e njohur për teknikat e famshme të porcelanit.
Vetëm gjashtë artefakte të tjera të ngjashme dihet se kanë mbijetuar nga ajo periudhë, sipas Sotheby’s. Ato janë vendosur në institucione si Muzeu i Pallatit Kombëtar në Taipei, si dhe Muzeu Britanik dhe Muzeu Victoria & Albert në Londër.

-
Gjendet një vazo e dinastisë Qianlong që mund të vlejë deri në 175 mijë euro
-
Vazoja e blerë për 4 dollarë shitet për mbi 170.000
-
Bleu një vazo për 4 dollarë, e shet për mbi 100 mijë
-
E lënë në harresë, kutia kineze shitet për një çmim marramendës
-
Vazoja kineze e periudhës Qianlong shitet për 1.7 milionë euro