Dy turistë amerikanë janë gjetur duke fjetur në lartësitë e Kullës Eiffel të Parisit, pasi iu shmangën sigurimit një natë më parë, ka thënë operatori i monumentit.
Rojat zgjuan burrat në mëngjes ndërsa ata po bënin kontrollet e zakonshme para hapjes së përditshme të kullës.
“Duket se ata ngecën aty për shkak se ishin të dehur”, kanë thënë prokurorët për AFP-në.
Amerikanët kanë kaluar natën nën yje në një vend që zakonisht është i mbyllur për publikun, në mes të nivelit të dytë dhe të tretë të kullës, por “nuk kanë paraqitur ndonjë kërcënim”, ka thënë operatori.
Pasi kishin paguar biletat e hyrjes, ata hoqën pengesat e sigurisë ndërsa po zbrisnin nga maja e kullës.
Zjarrfikësit, përfshirë njësinë specialiste për kthimin e njerëzve nga lartësitë e rrezikshme, u dërguan të kthejnë turistët.
-
Kulla e Eiffelit dhe Muzeu i Louvreit me orar të shkurtuar për shkak të nxehtit ekstrem
-
Zjarr në kullën Eiffel në Paris, evakuohen turistët
-
Një burrë ngjitet në Kullën Eiffel, evakuohet zona
-
Alarmi për bombë shkakton evakuimin në Kullën Eifel
-
Kulla Eiffel mbyllet pasi punonjëseve gra iu kërkua largimi gjatë vizitës së një grupi fetar hindu