Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Drerët veriorë dhe populli Tsaatan, një miqësi mijëra vjeçare

Qe mijëra vjet ky popull mbijeton falë aftësisë së tij për t’iu përshtatur kushteve ekstreme klimatike që mbizotërojnë në pyjet me pisha të Sibirit – duke u zhvendosur pesë deri në dhjetë herë brenda vitit.

Drerët veriorë dhe populli Tsaatan janë të varur nga njëri-tjetri, ndërsa shumëkush konsideron se po të zhdukeshin këto kafshë, do të zhdukej dhe kultura e tyre, transmeton emisioni Express në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drerët këtij populli i japin qumështin, djathin, mishin dhe transportin, ndërsa nga gëzofi dhe lëkura e tyre ata i punojnë veshmbathjet dhe pajisjet e nevojshme.

Pasi që numri i drerëve veriorë po zvogëlohet nga dita në ditë, sot këtë mënyrë të jetesës nomade e ruajnë vetëm edhe 40 familje.

{gallery}