Një burrë në Suedi është gjobitur pasi kishte drejtuar dronin derisa ishte i dehur.
Gjykata e ka dënuar me gjobën e njëjtë si në rastet e vozitjes së veturës në gjendje të dehur. Ky është rasti i parë në Suedi i këtij lloji, ka raportuar “The Guardian”.
55-vjeçari ishte zbuluar nga policia duke drejtuar dronin në një zonë që ndalohej fluturimi përkohësisht, pasi këta të fundit po monitoronin nga ajri të festivalit ku ekspozohen vetura klasike në Rättvik, qytezë në Dalarna, Suedinë qendrore.
Sipas ligjit suedez ai u dënua me 2792.80 euro, të cilat do t’i paguaj për 80 ditë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dronët, shqetësim për sigurinë në Kupën e Botës
-
Pezullohen fluturimet në Aeroportin e Munihut, raportohet se janë parë dronë
-
Detektimi i dronëve ndërpret përkohësisht trafikun në aeroportin e Oslos
-
Dronët mbi Aeroportin e Munihut shkaktojnë anulime dhe vonesa fluturimesh
-
Ish-kapiteni i Kosovës U21 gjobitet me afro 3 mijë euro