Një unazë me diamant të bardhë, pritet të dalë në shitje në një ankand në Londër më 7 korrik për 350,000 funta, megjithatë pronarja e saj në të vërtetë për të ka paguar vetëm 10 funta, pasi atë e kishte blerë në treg nga një tregtar.
Diamanti i përket shekullit të 19-të e gjithashtu është një gur i çmueshëm dhe i rrallë, shkruan gazeta britanike Metro, transmeton Koha.net.
Pronarja i saj nuk e kishte idenë për vlerën e unazës, edhe pse në dorë po e mbante me vite të tëra.
Jessica Wyndham, drejtoresha e një argjendarie në Londër që e përcaktoi vlerën reale të diamantit i cili ka 26 karat e që tani po merret me shitjen e saj në ankand, ka thënë se pronarja dëshiron të mbes anonim, e gjithashtu ka treguar se unazën e mban në dorë tash e 30 vjet, por që asnjëherë nuk e kishte ditur vlerën e saj.

-
Unaza e diamantit me dy ngjyra pritet të shitet në ankand për 53 milionë dollarë
-
“Mellon Blue” bie në vlerë, diamanti 9.51 karatësh shitet më lirë se që pritej
-
Furrtarja thotë se unaza i ra në brumin e biskotave, u kërkon klientëve t’i hanë me kujdes
-
Vendi i çuditshëm ku u gjet unaza në vlerë prej 800.000 dollarësh e humbur në Paris
-
Diamanti i rrallë shitet për 43.8 milionë dollarë