Një nga diamantet e kaltër më të vlefshëm mund të marrë pjesë në një ankand dhe mund të shitet për më shumë se 48 milionë dollarë, sipas Sotheby’s.
I quajtur “De Beers Cullinan Blue”, është diamanti më i madh i kaltër për t’u vendosur në ankand.
Është përshkruar si diamant jashtëzakonisht i rrallë, pasi vetëm pesë gurë mbi 10 karat janë paraqitur ndonjëherë në ankand. Asnjëri nga ta nuk kanë qenë mbi 15 karat, siç është ky diamant, kështu që vetëm pamja e këtij guri është një ngjarje historike në vete.
Diamanti i rrallë u gjet në minierën e Cullinan, Afrikën Jugore, në vitin 2021 dhe ka standardin më të lartë, duke u bazuar në standardet për diamantët me ngjyrë.
U kategorizua si “i kaltër i gjallë luksoz” që është klasifikimi më i lartë i ngjyrës, që është dhënë te jo më shumë se 1% e diamanteve.
Edhe
Diamanti më i madh në botë shitet për 52 milionë euro
“Diamantët e kaltër të të gjitha llojeve janë të rrallë në treg, por ky është më i rralli nga të rrallët, asgjë e kësaj shkalle nuk është paraqitur në ankand në vitet e fundit”, ka thënë Patty Wong, kryetarja e e Sotheby’s në Azi.
“De Cullinan Blue” është planifikuar të paraqitet në ankand në një event të pavarur në Javën Luksoze të Hong Kongut në Sotheby’s gjatë prillit.