Në vitin 2015, Microsoft krijoi dhomën më të qetë në botë në selinë e saj në Uashington, e cila hyri në Librin e Rekordeve Guinness.
Niveli i zhurmës në të është -20.35 decibel A (dB(A)). Njerëzit mund të qëndrojnë në të për maksimum një orë. Vetëm pak minuta pasi të keni hyrë në këtë dhomë, do të filloni të dëgjoni rrahjet tuaja të zemrës. Pas kësaj, do të dëgjoni lëvizjen e kockave dhe rrjedhjen e gjakut.
Qëllimi i ndërtimit të kësaj dhome ishte të eliminonte të gjitha zhurmat e jashtme. Pa tinguj nga bota e jashtme, heshtja e plotë gradualisht do të kthehet në një gumëzhimë të padurueshme në veshët tuaj.
“Kur të ktheni kokën, do ta dëgjoni atë lëvizje. Frymëmarrja juaj do të duket shumë e zhurmshme”, ka thënë Hundraj Gopal, i cili ndërtoi dhomën.
Është bërë nga gjashtë shtresa betoni dhe çeliku. Mbi dysheme, tavan dhe mure vendosen stufa prej tekstil me fije qelqi për të “thyer” valët e zërit.

-
Zvicra luan në stadiumin më të zhurmshëm në botë
-
Triku i thjeshtë që ju ndihmon të dëgjoni më mirë në një ambient të zhurmshëm
-
Microsoft-i mbush 50 vjet, si nisi kompania?
-
Temperatura e papërshtatshme dhe gërhitja e partnerit lënë pa gjumë miliona njerëz
-
Xhami i Teslas ul intensitetin e zhurmës së jashtme, thotë kompania e veturave