Tesla është lavdëruar se nëpërmjet materialit kualitativ të xhamit, zhurma e ambientit të jashtëm bie dukshëm në brendësinë e veturës.
Këtë e ka dëshmuar nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin social X, ku në momentin kur vetura e kompanisë amerikane mbyll dritaren, zhurma jashtë nuk dëgjohet shumë brenda.
VIDEO:
Our laminated glass substantially reduces exterior noise at the most sensitive frequency range pic.twitter.com/KK1BvMyLDb
— Tesla (@Tesla) November 15, 2023
“Xhami ynë redukton ndjeshëm zhurmën e jashtme në intervalin më të madh të frekuencës”, thuhet në postimin e kompanisë Tesla.
Kjo kompani vazhdimisht ka thënë se qëndron më mirë se kompanitë e tjera të veturave sa i përket kualitetit.