Një kërcimtare e profilit të lartë në Egjipt, Sama el-Masry, u dënua me tre vjet burg dhe 18,500 dollarë dënim të shtunën për nxitje të shfrenimit dhe imoralitetit, si pjesë e masave të rrepta ndaj postimeve nëpër mediat sociale në këtë shtet, shkruan Reuters.
El Masry u arrestua në prill gjatë një hetimi të videove dhe fotografive nëpër mediat sociale, të cilat prokuroria i përshkroi si të shfrenuara, transmeton KOHA.
Kërcimtarja, 42 vjeçe, i mohoi akuzat, duke thënë se disa përmbajtje ishin vjedhur nga telefoni pa pajtimin e saj.
Gjyqi ne Kairo të shtunën tha se ajo kishte shkelur principet dhe vlerat e familjes në Egjipt, si dhe për themelimin dhe përdorimin e faqeve në internet dhe mediave sociale me qëllim të kryerjes së “imoralitetit”.
“Ka dallim të madh në mes lirisë dhe shfrenimit” tha John Talaat, anëtar i Parlamentit qe ka kërkuar padi ndaj el-Masryt dhe femrave tjera ne mediat sociale.
Edhe
Një tjetër saudite dënohet për përdorim të rrjeteve sociale, 45 vjet burgim
Taalat i tha Reutersit se el-Masry dhe femrat tjera me ndikim nëpër mediat sociale po shkatërronin vlerat dhe traditat familjare, aktivitete që ishin të ndaluara nga ligji dhe kushtetuta.
Në Egjipt femrat edhe më parë janë akuzuar për “nxitje të shfrenimit” duke i sfiduar normat konservative shoqërore të këtij shteti, përfshirë edhe aktoren Rania Youssef, e cila u kritikua për fustanin që kishte veshur në Festivalin e Filmit të Kajros në vitin 2018.
-
Gruaja që këshillonte si të trajtohen fëmijët dënohet për abuzimin e tyre
-
Rritet dënimi për gratë në Iran që vishen “në mënyrë të papërshtatshme”
-
Tha “bismilah” para se të hante lëkurë derri, dy vjet burgim për influenceren nga Indonezia
-
Arrestohet një tjetër saudite për shkak të Twitterit e Snapchatit