Një notar kishte humbur për afro 12 orë në det në afërsi të brigjeve të Irlandës, ndërsa u shpëtua vetëm pasi që një anije shpëtimi ishte alarmuar nga delfinët, raporton BBC.
Vullnetarët e RNLI panë një njeri të lodhur në mesin e delfinëve në det në afërsi të Castlegregoryt në County Kerry.
“Në orën 20:30, një ekip i vullnetarëve me një varkë shpëtimi ka zbuluar një grup të delfinëve dhe një kokë mbi ujë rreth 2 milje e gjysmë nga plazhi Castlegregory. Personi ishte i vetëdijshëm dhe menjëherë u mor në varkë dhe u dërgua në spital”, thuhet nga RNLI.
Artikuj të ngjashëm
-
Një notar bllokohet për 12 orë në ujë, besohet se u ndihmua nga delfinët
-
Katër notarë lëndohen nga delfinët në Japoni
-
Notarët në Hawaii akuzohen për ngacmim të delfinëve
-
Sidnei rihap plazhet pasi një peshkaqen sulmoi për vdekje notarin britanik
-
Zjarrfikësit amerikanë shpëtojnë drerin që u bllokua në ujin e ngrirë