Botë

Notarët në Hawaii akuzohen për ngacmim të delfinëve

Autoritetet po hetojnë një grup notarësh të akuzuar për ngacmim “agresiv” të delfinëve në Hawaii.

Noti me delfinët është një aktivitet i famshëm turistik në Hawaii, por ligji ndalon notin deri brenda 45 metra me delfinët, raportoi BBC.

Autoritetet kanë thënë se kanë identifikuar 33 notarë dhe pamje nga droni të tyre janë zbuluar.

Videoja tregon notarët që lëvizin drejt delfinëve ndërsa ata lëvizin larg.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se notarët “duket se ndjekin në mënyrë agresive, mblidhen rreth dhe ngacmojnë delfinët”.

Ligji që ndalon afrimin me delfinët u bë në vitin 2021 me qëllimin për të mbrojtur delfinët dhe për të siguruar se ata jetojnë në një ambient të qetë.