Të gjithë çatitë në Keighley, të Britanisë së Madhe, u mbuluan nga reshje të dendura dëbore. Të gjitha përveç njërës!
Policët e West Yorkshire, pasi u përballën me këtë fenomen të çuditshëm, këtë të enjte ndërhynë në shtëpinë e çuditshme në Arctic Street, të cilën duket se kishte kursyer dëbora. Por sapo hynë, kuptuan se nuk kishte asgjë magjike.
Banesa në të cilën në atë moment nuk kishte njeri, ishte transformuar në një qendër droge, ku ishin mbjellë 320 bimë kanabisi, me vlerë 80 mijë sterlina, të ndara në katër dhoma, ndërkohë që ambienti ishte pajisur me llamba të fuqishme, që çlironin nxehtësi, për të krijuar ambientin e duhur për kultivimin e kanabisit, transmeton noa.al.
Por kjo nxehtësi nuk lejonte dëborën në çati, çka zbuloi bazën e drogës, ku sipas fqinjëve ishin dy djem rreth 30-vjeç, të cilët ishin transferuar prej më se një viti në atë banesë.
Aktualisht policia vijon punën për kapjen e të dyshuarve.
-
Çanta me marihuanë e para aksidentalisht dhurohet për bamirësi
-
18 bimë kanabisi të mbjella në shtëpi, arrestohet i dyshuari
-
Një gjest i thjesht dashurie që çoi në një rrugë të paimagjinueshme
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis
-
Lojtarët e Anglisë gjejnë strehim pas paralajmërimit për tornado