Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dasmë e pazakontë në Kroaci, të sapomartuarit dhe dasmorët u hodhën në det pas ceremonisë

Një ceremoni martese mjaft e pazakontë u zhvillua në ishullin kroat të Vir, dhe të sapomartuarit Dalibor Bozhiq dhe gruaja e tij Ramona Heiniger u hodhën në det së bashku me të ftuarit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqen të sapomartuarit dhe disa nga të ftuarit të cilët vendosën të argëtohen duke u hedhur në det në plazhin e Bobovikut.

"Kërcimi në det ishte rënë dakord shumë kohë më parë, sepse kjo ishte përpjekja jonë e tretë për t'u martuar. Dy të mëparshmet u ndaluan nga COVID-19 derisa ishim në Zvicër, kështu që premtuam që kur të martohemi më në fund, do të hidhemi në det. Dhe kështu ndodhi", tha i sapomartuari 30-vjeçar.

Bozhiq ka lindur në Zvicër, ashtu si gruaja e tij Ramona Heiniger, dhe prindërit e tij janë nga Bosnja dhe Hercegovina.