Çmimet për prerjen e flokëve në vende të ndryshme të botës kanë dallime të mëdha. Për shembull, Norvegjia, si vendi më i shtrenjtë për prerjen e flokëve, e ka çmimin 12-fish më të madh se Kosova. Megjithatë, në vendin skandinav rroga mesatare është rreth 5 mijë euro.
Sipas “World of Statistics”, norvegjezët paguajnë mesatarisht 60 euro për heqjen e flokëve.
Në vendin e dytë është Japonia. Në Japoni, njerëzit paguajnë rreth 51.50 euro.
Në dhjetë vendet më të shtrenjta janë edhe Danimarka (44.37 euro), Suedia (42.45), Australia (42.30), SHBA (40.50), Zvicra (39.50), Franca (34.10), Koreja e Jugut (34) dhe Anglia (33).
Ndërkohë, në Kosovë çmimi i prerjes së flokëve mesatarisht është 5 euro. Më së liri është në Indi (4.80), Pakistan (4), Argjentinë (2.90), Nigeri (1.70) dhe Zambia (1.50).
-
“300 euro bakshish”, berberi shqiptar tregon përvojën interesante me arabin në Zvicër
-
Në cilat shtete evropiane njerëzit kanë më shumë të ardhura?
-
Një nga vendet më të shtrenjta në botë rrit pagën minimale për 32 centë për orë
-
Shteti më i shtrenjtë në botë ku s’ka vend për të varfrit
-
7 arsyet pse Norvegjia është vendi më i mirë në botë për të jetuar