Bazuar në të dhënat e “World of Statistics”, KOHA shkroi javën e kaluar se norvegjezët paguajnë mesatarisht 60 euro për prerjen e flokëve. Sipas këtyre të dhënave, ky shtet konsiderohet vendi më i shtrenjtë për prerjen e flokëve, por kjo edhe për shkak të kushteve të jetesës dhe pagave.
Kushtrim Gashi, berber që punon në Zvicër tha për “Euronews”, se çmimet në Zvicër janë 32 euro vetëm prerja dhe 50 euro bashkë me rruajtjen.
Ai tregoi se një vit më parë i ka shërbyer një klienti me origjinë arabe në një hotel në Zvicër, që shpenzoi 2 mijë euro për flokët dhe i la 300 € bakshish.
“Vjet kam pasur një rast, disa arabë kanë ardhur në Zvicër për pushime. Kam qenë në hotel tek ata dhe u kam marrë 2 mijë euro. Ishin 7 shokë, vetëm pse kam prit 1 orë më kanë paguar 150 franga, pasi ata nuk dalin jashtë hotelit. Bakshish më ka dhënë 300 euro”, tregoi ai.
-
Çmimet për prerjen e flokëve – Norvegjia më e shtrenjta, Kosova ndër më të lirat
-
Gjermani: Klienti rrah berberin, nuk i pëlqeu si ia preu flokët
- Baroni i drogës nga Belgjika dhe jeta e tij në luksin zviceran
-
Komuna e Prishtinës barazon berberët me bankat sa u përket taksave
-
Sveçla: Prishtina ka nevojë për rregullore për tarifa, por duhet t’i përshtatet rrethanave