Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti që synon të ketë mbi 100 fëmijë, gëzohet me dhjetë të parët

Një 23 vjeçare ruse ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj milioner kanë mirëpritur 10 bebe me nëna surrogate, në vetëm 10 muaj. Ajo thotë se plani i tyre është të kenë mbi 105 fëmijë.

Christina Ozturk, që vjen nga Moska, është bërë nënë në moshën 17-vjeçare, kur lindi vajzën e pagëzuar Vika. Ndërkohë që tash është gëzuar edhe me 10 fëmijë të tjerë.

Fëmija i tyre i parë, Mustafa, lindi më 10 mars 2020, ndërsa i fundit, Olivia, në 16 janar 2021.

Ajo tregoi se u takua me biznesmenin 56-vjeçar Galip Ozturk derisa po pushonte në qytetin bregdetar të Batumit në Gjeorgji, shkruan “Daily Mail” të martën.

Sipas saj, mes tyre pati menjëherë kimi dhe pavarësisht diferencës në moshë, vendosën të martoheshin. Një ndër dëshirat e përbashkëta ishte që të kishin sa më shumë fëmijë.

Christine tha se për çdo shtatzëni kanë paguar afërsisht 10 mijë dollarë dhe se nënat surrogate i kanë zgjedhur me shumë kujdes.