Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çanta mikroskopike shitet për gati 60 mijë euro

Një çantë mikroskopike “më e vogël se një kokërr kripe” është shitur për 63,750 dollarë në ankand.

Një mikroskop nevojitet që të shihet dizajni i çantës, me objektin e vogël të përmasave 657 x 222 x 700 mikrometra.

“Mjaft e vogël sa për të kaluar përmes një vrime gjilpëre, kjo është një çantë aq e vogël sa ju duhet një mikroskop që ta shihni”, shkroi shtëpia koleksionuese e artit MISCHF.

MISCHF njihet për dizajnet kontroverse.

Ato përfshijnë këpucë me gjak njeriu, me ujë të shenjtë e plot të tjera, raportoi BBC.

Këtë herë, kolektivi vendosi ta çojë trendin e çantave të voglave në ekstrem.

Çanta përmban dizajne të Louis Vuitton, por nuk ka lidhje me brendin.

Image
Artikuj të ngjashëm