Një burrë nga Massachusetts, i cili kaloi dekada në burg pasi u dënua gabimisht për ndezjen e zjarrit që vrau tetë persona, do të marrë 13 milionë dollarë nga qyteti.
Victor Rosario nga gjyqi tha se sheh padrejtësi në rastin e tij.
“Unë u përpoqa me sytë e mi të komunikoj se jam një njeri i pafajshëm. Askush nuk e besoi atë në atë kohë", tha Rosario.
Ai bëri publik lajmin për arritjen e marrëveshjes prej 13 milionë dollarësh me qytetin Lowell për dënimin e tij të gabuar në vitin 1983. Rosario kreu 32 vjet burg përpara se të shfajësohej më 2017, shkroi NBC.
Avokatët e Rosarios thanë se ai u përpoq të ndihmonte njerëzit e bllokuar në një ndërtesë apartamenti që po digjej në nëntor të vitit 1982. Ai ishte arrestuar për zjarrvënie dhe vrasje. Tetë persona humbën jetën nga zjarri, përfshirë pesë fëmijë.
Avokatët thanë se Rosarios i ishte imponuar të deklarohej fajtor pasi e kishin mbajtur zgjuar tërë natën dhe më pas i kishin dhënë për të nënshkruar një dokument të cilin nuk e kuptonte.
-
Burri që u dënua gabimisht për vrasje në New York, lirohet pas 20 vjetësh
-
Kompensim rekord me para për japonezin që i mbajti pa faj 50 vjet burgim
-
Ju derdh çaji në prehër, mori 50 milionë dollarë dëmshpërblim
-
Pas 20 vjetësh djali gjendet në një dhomë të vogël e tepër i dobësuar, arrestohet njerka
-
Të burgosurit ndihmojnë në fikjen e zjarreve në Los Angeles