Shtetasi amerikan, Billy Humphrey që u bë 36 vjeç të dielën më 31 dhjetor, dhe gruaja e tij Eve, mirëpritën djemtë binjakë në natën e ndërrimit të moteve. Njëri lindi pak para orës 00:00 kurse tjetri disa minuta më vonë.
“Isha shumë i ngazëllyer nga fakti se djemtë e mi mund të lindnin në ditëlindjen time. Shkuam në spital atë ditë dhe nuk isha i sigurt nëse do të lindin atë ditë apo jo, por ishte një bekim i madh për mua që të paktën njëri lindi në ditëlindjen time”, ka thënë Billy për “Good Morning America”.
Eva kishte shkuar një ditë përpara në spital, por doktorët i thanë të shkojë në shtëpi sepse është vetëm një alarm i rrejshëm.
“Më shpërthyen ujërat dhe i thash ‘urime ditëlindjen, më duket se duhet të shkoj në spital’”, tregoi nëna e binjakëve se i tha burrit të saj.
{gallery}
Çifti së pari mirëpriti djalin Ezra në orën 23:48 më 31 dhjetor 2023, kurse djali tjetër Ezekiel lindi në orën 00:28 pas mesnatës më 1 janar 2024.
“Ishte një eksperiencë e mirë. Ishte ‘cool’ të lindësh një fëmijë ndërsa të tjerët thonin ‘Urime Vitin e Ri’. Ishte sikur të kishin një festë të ditëlindjes”, ka thënë Eve.
Edhe
JD Vance bëhet sërish baba, fëmija i parë në 150 vjet i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë
Çifti ka treguar se ishte befasuar kur mori vesh se do të bëhet me binjakë, ani pse ishin mësuar me binjakë sepse kishin në të dy familjet.
Binjakët pritej të lëshoheshin nga spitali gjatë së martës, për t’ju bashkuar vëllait të tyre më të madh që ka ditëlindjen sot më 3 janar.
“Jam shumë i emocionuar që kemi ditëlindjen bashkë e që do të festojmë bashkë”, ka thënë Billy.