Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bibliotekës amerikane i kthehet libri i huazuar 93 vjet me vonesë

Një bibliotekë e Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se një klient së fundmi u paraqit dhe solli me vete diçka befasuese: një libër me poezi që duhej të kthehej 93 vjet më herët.

Biblioteka Licking County ka thënë se libri “Heart Throbs: The Old Scrap Book”, një libër që përmban poezi të mijëra autorëve, u kthye së fundmi.

Klienti shtoi se e kishte gjetur mes sendeve në shtëpinë e tezeve të saj.

Sipas Upit, libri përmbante kartën ku njoftonte se për çdo ditë që vonohet kthimi, tarifa ishte 2 cent.

Kthyesi nuk u gjobit.