Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bibliotekës amerikane i kthehet libri 90 vjet me vonesë

Një bibliotekë në New York bëri të ditur se një pako i shkoi së fundmi në adresën e saj dhe në ishte një libër që duhej të kthehej në vitin e largët të 1933-s.

Sipas Upit, Biblioteka Publike tha se “Rinia dhe dy tregime të tjera” i autorit Joseph Conrad ishte huazuar shumë moti nga një person, por në pakon shkruhej emri i Joanie Morganit, që e dorëzoi atë.

“Libri duhej të kthehej më 11 tetor 1933 dhe u kthye plot 90 me vonesë”, thuhet në reagimin e bibliotekës.

Zyrtarët u shprehën se ai që e huazoi librin kishte “grumbulluar” gjoba gjithsej 6.400 dollarë me normën 20 cent në ditë, por ato “u fshinë” duke u shndërruar në vetëm 5 dollarë.

“Pavarësisht se sa kohë është vonuar një libër i Bibliotekës Publike, nëse kthehet, gjoba maksimale është pesë dollarë”, thuhet tutje në reagim.

Artikuj të ngjashëm