Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bërlloku do të katërfishohet deri në vitin 2050

Raporti i ri i publikuar nga Fondi Botëror për Natyrën, ka parashikuar se ndotja me plastikë në oqeanet e botës mund të katërfishohet deri në vitin 2050.

Raporti i realizuar nga një qendër me bazë në Gjermani, ka analizuar 2 mijë e 500 studime në lidhje me ndotjen nga plastika.

Ky raport ka paralajmëruar se deri në vitin 2100 grumbulli i plastikës nëpër oqeane, po të bëhet bashkë, do të kishte madhësinë sa Grenlanda.

Problemi kryesor është se plastika në oqeane shndërrohet në copa të imëta, duke dëmtuar ambientin dhe botën ujore.

Gjithashtu mund të kenë efekt serioz në biodiversitet, nga zogjtë e detit deri te peshqit.

Edhe Për të frenuar mikroplastikën, kërkohen zgjidhje më të qëndrueshme Lifestyle 5 muaj më parë Për të frenuar mikroplastikën, kërkohen zgjidhje më të qëndrueshme

Ekspertët vlerësojnë se plastika ul mesataren e rritjes së peshqve dhe redukton ndjeshëm edhe riprodhimin.

Biologia Melanie Bergmann, tregon për efektin që ka te bota ujore.

“Plastika copëtohet në copëza shumë të vogla shkaku i rrezeve të diellit dhe dallgëve në oqean. Krejt këto copëza të vogla të plastikës arrijnë te organizmat. Madje edhe kafshët më të vogla zooplanktone mund t’i hanë këto copa plastike nga dallgët. Prandaj plastika është pjesë e ushqimit të tyre”, ka thënë ajo.

Studimi ka bërë të ditur se ndotja më e madhe nga plastika po bëhet në Mesdhe, Kinën Lindore, Detet e Verdha dhe në ujin e akullt të Arktikut.

Situata, vlerësojnë ekspertët, është e pakthyeshme.

Krejt plastika që hidhet në oqean është e pamundur të largohet.

Deri më tani, plastika është hequr vetëm në brigjet e detit dhe nëpër lumenj, mirëpo sapo noton në oqean, plastika nuk mund të largohet.

“Nuk mund të heqim plastikën nga oqeani. Ndoshta mund ta largojmë plastikën nga brigjet e detit, por kur kalon në oqean, humbet. Sepse shumica e plastikës fundoset deri në fund të oqeanit dhe e bën të pamundur heqjen e saj”.

Edhe Ata që pinë ujë nga shishet plastike gëlltisin rreth 90 mijë grimca mikroplastike më shumë në vit Lifestyle 6 muaj më parë Ata që pinë ujë nga shishet plastike gëlltisin rreth 90 mijë grimca mikroplastike më shumë në vit

88 për qind e specieve detare të studiuara nga qendra me bazë në Gjermani, janë dëmtuar nga plastika.

Hulumtuesit kanë vlerësuar se deri në 90 për qind e zogjve të detit dhe 52 për qind e krejt breshkave të detit, kanë konsumuar plastikë.