Lolita, një balenë orka e mbajtur rob për më shumë se gjysmë shekulli, ka ngordhur të premten në akuariumin e Miamit.
Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë luftuar për vite që Lolita të çlirohet nga rezervuari i saj në Akuariumin Detar të Miamit, ku mbahej e mbyllur.
Orka Lolita që peshonte 2.267 kilogramë kishte jetuar për vite në një rezervuar me përmasat 24 metra me 11 metra dhe që është 6 metra i thellë.
Muajt e fundit ishin bërë përmirësime të reja për të filtruar më mirë pishinën dhe për të rregulluar temperaturën e ujit të saj.
Por Lolita u tërhoq nga performanca e saj në akuarium, pranverën e kaluar si kusht i licencës së re.
Ajo nuk është shfaqur publikisht që atëherë.
Artikuj të ngjashëm
-
Balena sei e rrezikuar gjendet e ngordhur në bregdetin e Kilit
-
Aligatori dy metra i gjatë futet në shtëpinë e amerikanes
-
Kapet aligatori gjigant në New York, po mbahej në një shtëpi private
-
Lodra e braktisur tmerroi 25-vjeçaren në vendin ku trajtoheshin problemet mendore
-
Gjenden mbetje fosile të një kafshe në Peru, besohet të jetë më e rënda ndonjëherë