Në 17 muajt e fundit, një tufë elefantësh endacakë në Kinë ka nisur një aventurë masive. Tani, pasi u larguan qindra kilometra nga habitati i tyre natyror, kafshët janë në fazën e fundit të udhëtimit, njoftuan zyrtarët kinezë, raporton BBC.
Një pyll tropikal që shtrihet në rreth 241.000 hektarë është shtëpia e shumicës së elefantëve aziatikë të rrezikuar në Yunnan. Ai vend njihet edhe ndërkombëtarisht si hapësirë e posaçme për këtë kafshë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë pjesë e elefantëve në mars të 2020-s kishin vendosur të largoheshin nga "vendlindja", për në veri të vendit.
Fillimisht askush "nuk iu dha vëmendje", ndërsa më vonë filluan t'u krijonin probleme banorëve. Këta të fundit u ankuan se elefantët ua kanë dëmtuar shtëpitë dhe ngrënë ushqimet të mbjellat. Autoritetet janë detyruar t'i zhvendosnin në një hapësirë tjetër banorët, duke parandaluar ndonjë incident më të rëndë.
16) #followtheelephants this widely circulating tiktok video shows 2 baby elephants almost falling into a roadside ditch pic.twitter.com/MDXbSsZ20I
— Yang Liu (@yangliuxh) June 7, 2021